
Sfida që “Vëllai i Madh” u dha banorëve për të puthur personin që ndodhet pranë në momentin që në sfond vendoset kënga “Kiss Kiss”, ktheu të gjithë armiqtë në miq për pak minuta.
Kemi parë të putheshin Gjesti e Xumi, të cilët kanë debatur pafund me njëri-tjetrin brenda në shtëpi, si dhe Bernardin me Gertin pas një debati me tone të larta.
E papritura ishte puthja në buzë që Egli i dhuroi Benardit teksa të dy po qëndronin në verandë duke pirë cigare.
Nga video dallohet që ajo ishte e parpritur dhe për Benardin ndërsa Egli nuk hezitoi dhe “në nder të lojës” i dhuroi një puthje të lehtë në buzë.
Më pas ata janë përqafuar së bashku si dy miq të mirë, teksa kalojnë momente të këndshme nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Kujtojmë që Egli tashmë ka shprehur hapur simpatinë për Gjestin, gjithashtu dhe ky i fundit nuk mbetet pas. Ndërsa përsa i përket Benardit ai deklaroi disa netë më parë se ishte gay.