
Rikthimi i të madhes Parashqevi Simaku ishte për javë të tëra kryefjala e mediave në Shqipëri, por jo vetëm.
Jeta e saj e re është komentuar gjerë e gjatë, e ndërkohë që të gjithë janë “sy e veshë” nga këngëtarja shqiptare gjithçka që ajo bën kthehet menjëherë në lajm.
Këtë të diel, mes miqsh, Parashqevia ka festuar Pashkët e teksa konsumonte drekën ajo ka rrëfyer dhe kujtimet më të bukura nga fëmijëria e saj.
Përmes një video të postuar në rrjetet e saj sociale, këngëtarja shqiptare ka treguar se kujtimet e fëmijërisë lidhen me festën e Pashkës dhe me gjyshin e saj, i cili vinte në shtëpi me bastun.
“Kujtimet më të mira që kam të fëmijërisë është kur vinte gjyshi im me një bastun që jetoi 105 vjeç. Babai im ndante një qengj me vëllain e tij, se ata ndiqnin delet si çoban dhe e kishin për gjynah të hanin një qengj një djalë dhe një qengj një tjetër.
E ndanin në gjysme. Ne nuk hanim kurrë mish qengji veç Pashkëve. Gjyshi im vinte me bastun, 2-3 orë ecte, vinte në shtëpi dhe hante mish qengji dhe byrek me qumësht, i dridheshin duart dhe këndonte këngët e bukura”, thotë ajo.