
Një natë magjike plot emocione dhe rikthim pas në kohë ka qenë ajo e mbrëmjes së kaluar, ku në stadiumin “Air Albania”, këngëtari i mirënjohur, Alban Skënderaj, shënoi 20 vjetorin e karrierës së tij me një koncert madhështor.
Përveçse kur luajnë çunat kuqezi, shkallët e impiantit madhështor nuk i kishim parë të mbusheshin ashtu nëpër organizime të tjera. Mijëra fansa që janë rritur me muzikën e Albanit kënduan së bashku me të çdo këngë, të cilat padyshim çdo njërin prej tyre e lidhin me kujtime.
View this post on Instagram
Ndërkohë, për ata që nuk mundën të sigurojnë dot një biletë e ndoqën nëpër rrjetet sociale të cilave iu vu “zjarri” nga postimet e shumta.
Një tjetër moment epik i mbrëmjes ishte dhe ngjitja në skenë e bashkëshortes së Albanit, Miriam Canit. Ashtu si dhe dikur çifti dhuruan po të njëjtat emocione me performancën e tyre.
Ndërkohë, përveç mijëra fansave të pranishëm kanë qenë dhe shumë personazhe VIP, si Romeo Veshaj, Donald Veshaj, Heidi, Bora Zemani, Klea dhe Elgiti, Semi Jaupaj, Ami me Ermalin, Alketa Vejsiu e shumë të tjerë.

Sakaq, na lejoni të theksojmë se Arbana Osmani kishte shkuar së bashku me të atin dhe një video që na emocionoi të gjithëve erdhi nga moderatorja në llogarinë e saj në “Instagram”.
View this post on Instagram