Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

VIDEO/ Luiz Ejlli përformon “Ding Ding”, Egla Ceno ngjitet në skenë dhe “e djeg” duke kërcyer

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Luiz Ejlli përformon “Ding Ding”, Egla Ceno ngjitet
Egla Ceno dhe Luiz Ejlli

“After Party” i Big Brother VIP 3 ka bërë bashkë edhe njëherë të gjithë banorët e edicionit të 3-të si dhe banorë nga edicionet e kaluara. Në një festë me muzikë, kërcim dhe “pajtime” pas armiqësive brenda shtëpisë, shihen edhe dy fituesit e BBVA.

Fenomeni Luiz Ejlli fituesi i Big Brother VIP 2 dhe Egla Ceno fituesja e çmimit të madh të këtij edicioni janë bërë bashkë në skenën e “After Party” duke kërcyer dhe kënduar.

Tekas Luiz Ejlli ishte duke performuar këngën e tij më të re “Ding Ding” me Ghetto Geasyn, aktorja është ngjitur në skenë duke kërcyer dhe “e tundur”.

“Best Duo” e kanë komentuar disa, ndërsa të tjerë e distancojnë fitoren e Luizit nga fitorja e Eglës, pasi e quajnë të pamerituar.

Në skenë përveç Luizi performoi edhe Fifi si dhe Bardhi. Në foto të ndara në rrjet shiheshin bashkë fituesja Egla Ceno, Jul Deda, Meri Shehu, çifti Meriton dhe Ilnisa Agolli. Gjithashtu vajzat që u bënë mike brenda shtëpisë Roza, Rike, Vesa dhe Arta.  Heidi, Romeo, Bora Zemani dhe dy analistët Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj janë fotografuar dhe kaluar kohën sëbashku.

VIDEO/ Luiz Ejlli përformon “Ding Ding”, Egla Ceno ngjitet
Egla Ceno dhe Luiz Ejlli

 

VIDEO/ Luiz Ejlli përformon “Ding Ding”, Egla Ceno ngjitet
Bora Zemani, Arber Hajdari, Heidi Baci, Ori Nebiaj dhe Sara Hoxha


 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese