
Këngëtarja Fifi në një intervistë ka treguar se miqësia e saj me Flori Mumajesin nuk është më si dikurë.
Ajo tregoi se kanë rreth një viti që nuk flasin me njëri-tjetrin. Fifi tha se i ka shkuar disa herë mesazhi Florit, por që ky i fundit nuk i ka kthyer përgjigje. Po ashtu, ajo tha se Flori Mumajesin, të cilin e konsideron si mentor të saj, si edhe një person që e ka ndihmuar shumë në karrierën muzikore.
Këngëtarja nuk dha një arsye për prishjen e marrëdhënies, por u shpreh se dikush mund ti ketë thënë diçka dhe mund t’i ketë ngelur hatri.
“Nga ana artistike ishte një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë mënjanë pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po nxjerr më këngë sepse po i mungon shumë industrisë muzikës.
Nëse ai njeri kthehet përsëri në skenë, ne të tjerët duhet të bien në gjunjë dhe të qajmë sepse ka këngë fantastike. Kam 1 vit që nuk kam folur me të dhe nuk e di pse nuk kam folur me të.
Kam një vit që i kam shkruar dhe nuk më ka kthyer përgjigje, dikush do i ketë thënë diçka për ndonjë gjë, i ka ngelur hatri sepse kështu ndodh”, tha Fifi në një intervistë për “canape” në T7.
@shpendlipa Fifi thotë se ka 1 vit që Flori Mumajesi nuk ia kthen mesazhet, "Jom tu e thonë për herë t'parë" #T7 #canape #florimumajesi #fifi #intervista #shqip #kosova #flori #muzika #shpendlipa ♬ original sound - Shpend Lipa