Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

VIDEO/ I ftuari zë ngushtë Eno Popin, e thotë në mes të emisionit: Ai më ka 100 mijë euro borxh

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ I ftuari zë ngushtë Eno Popin, e thotë në mes të
Moderatori Eno Popi

Një episod interesant ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në emisionin "Top Arena", i cili për disa momente la të habitur të ftuarit, por më pas teksa mori rrjedhë të gjithë nisën të qeshnin.

Ishte poeti Albi Lushi që në një moment të bisedës "akuzoi" moderatorin e njohur Eno Popi se i kishte 100 mijë euro borxh. Të gjithë u habitën, edhe Eno vetë.

Ai sqaroi më vonë se kishte qenë një nga konkurrentët pjesëmarrës në emisionin “100 milionë” që drejtohej vite më parë nga Eno Popi, por në fund të lojës nuk ia kishte dalë t’i përgjigjej saktë pyetjes duke humbur paratë. Ndaj, me humor, i tha moderatorit se i ka para borxh.

Lushi: Eno Popi më ka 100 mijë euro borxh! E mban mend atë emisionin që ka pasur “100 milionë”. M’i dha dhe m’i mori prapë

Manushi: Çfarë pyetje ishte?

Lushi: Një pyetje për Italinë mesa mbaj mend… Danimarka më duket

Popi: Unë nuk e mbaj mend

Manushi: Është e vërtetë që ke qenë? Të ranë të gjitha lekët poshtë ty?

Lushi: Ranë të gjitha! Më beso, as në kazino, nuk të ikin lekët aq shpejt, sa ikën aty

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese