
Emisioni “Mirëmëngjes Shqipëri” i cili moderohej nga Ermal Qori dhe Valbona Mhilli u transmetua këtë të mërkurë me dy prezantues të rinj, Krisa Caushin dhe Mario Merhori.
Ky ndryshim i menjëhershëm erdhi pas dhjetëra gafave të bëra në transmetim live nga Valbona Mhilli. Gafat e saj morën “dhenë” dhe filluan të bëjnë namin në “TikTok” e rrjetet sociale.
Një më të komentuarat ka qenë Meshari i Gjon Buzukut për të cilin Mhilli tha se është botuar në vitin 1555, duke theksuar se ky libër është i vjetër plot dy shekuj.
“Dhe ta imagjinosh gati dy shekuj më parë. Dy, dy i kam bërë llogaritë mirë", dëgjohet të thotë moderatorja.
© Credits https://rtsh.al/
E së fundmi ajo që i ka vënë vulën ka qenë për gjenocidin e Luftës së Dytë Botërore dhe kampin famëkeq të Auschëitz, ku bëhej torturimi i të burgosurve dhe ku shumë njerëz për të mos parë skenat e tilla dhe për të mos përjetuar torturat e tilla bënë vetëvrasje.
“Holauskët” e shqiptoi Valbona Mhilli, ndërsa më tej vijoi të mos arrinte të artikulonte ashtu si duhej emrin e kampit famëkeq.
© Credits https://rtsh.al/
Lidhur me gjithë këtë zhurmë mediatike ka reaguar edhe vetë Valbona Mhilli e cila hedh poshtë pretendimet për shkarkim duke thënë se ajo vetë ka vendosur të heqë dorë nga transmetimi i emisionit “Mirëmëngjes Shqipëri”.
Në reagimin e saj moderatorja thotë se po “linçohet” për lapsuset e saj njerëzore, ndërsa e mbylli fjalën e saj me një shprehje: “Le ta hedhë gurin e parë ai që s’ka mëkatuar kurrë”, sepse dihet që gurin gjithmonë e hedhin të parët ….mëkatarët më të mëdhenj”.
“Nga sot nuk jam me pjesë e RTSH. Kam vendosur me dëshirë dhe vetëdije të plotë të mos jem më pjesë e programit të mëngjesit në këtë ekran, që me aq dashuri dhe përkushim ju dhashë me muaj të tërë. Shërbeftë ky “linçim” i imi publik mbi lapsuset njerezore si një pikënisje drejt medias së lirë, moderne dhe cilesore në Shqipëri.
Faleminderit të gjithëve ju që më keni ndjekur dhe më keni dhënë forcë e energji për të buzëqeshur çdo ditë në ekran ,pavarësisht problemeve që ju nuk i shihni nga televizorët tuaj. Po e mbyll këtë sqarim dhe “Mea Culpa” me shprehjen e Krishtit: “Le ta hedhë gurin e parë ai që s’ka mëkatuar kurrë”, sepse dihet që gurin gjithmonë e hedhin të parët ….mëkatarët më të mëdhenj.
Me dashuri, Valbona”, shkruan ajo.
© Credits https://rtsh.al/