Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

VIDEO/ Çfarë po ndodh me banorët e Big Brother? Ulërima dhe thyerje gotash

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Çfarë po ndodh me banorët e Big Brother? Ulërima
Fotomontazh/ Heidi, Erjola, Roza dhe Franceska

Një natë aspak normale ka qenë ajo që lamë pas brenda shtëpisë së Big Brother Vip 3. Pas përfundimit të spektaklit të së martës, banorët u ulën të konsumojnë darkën, mirëpo ndryshe nga herët e tjera diskutimet dhe debatet e tyre i kanë shoqëruar me thyerje gotash dhe të bërtitura deri në “kupë të qiellit”.

Nga momentet e publikuara në rrjet shfaqet Roza tepër e nevrikosur teksa thyen gotën në mes të tavolinës. Më pas është Françeska ajo e cila “del nga vetja”  e gjatë debatit me Heidin përplas gotën e verës në tokë.

Ndërkohë, një tjetër situatë aspak normale u krijua dhe me Erjolën. Ajo ka bërë sërish të njëjtën gjë, ka bëritur me aq “fuqi sa ka pasur në kokë”.

Të gjitha këti sjellje janë përkthyer nga publiku si aspak normale, prandaj produksioni sipas tyre duhet të marrë menjëherë masa. Fryma dhe mesazhi që po transmetohen të publiku nuk është aspak ai i duhuri dhe që një emision televiziv argëtimi duhet të japë!

© Credits https://top-channel.tv/

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese