
Ermal Mamaqi dhe Devis Xherahu kanë vendosur të jenë pranë qytetarëve në një mënyrë krejt ndryshe. Dy artistët shqiptarë, të maskuar, me paruke e kapele, janë pozicionuar në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit dhe kanë kënduar për kalimtarët.
Me kitarën në duar, Ermali dhe Devisi u kanë dhuruar qytetarëve disa nga këngët më të bukura të repertorit shqiptar, por jo vetëm. E qytetarët, të cilët nuk i njohën, por shijuan muzikën e dy artistëve nuk i lanë të largoheshin “duar thatë”.
Siç shihet dhe në videon që Devisi e ka postuar në llogarinë e tij në “Instagram”, qytetarët të cilët kalonin pranë tyre, përveçse shijonin muzikën e tyre të mirë, i kanë hedhur dhe disa të shkoqura.
“Me Mamaqin, asnjehere nuk del keq.. sidomos kur nuk te njohin..lere pastaj te na njihnin..”, shkruan këngëtari krah videos.
View this post on Instagram