Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

VIDEO/ E pabesueshme ç'po ndodh në Big Brother këtë sezon, si e mori vesh Egla Ceno për ngjarjen e trishtë në Shkodër? (DEKLARATA)

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ E pabesueshme ç'po ndodh në Big Brother këtë
Fotomontazh: Egla Ceno/ Alma Arrazi me tre fëmijet e mitur

Në këtë edicion të tretë të Big Brother VIP të shpeshta kanë qenë rastet kur banorët në bisedë e sipër kanë nxjerr “blof” produksionin duke zbuluar informacione nga jashtë që në fakt nuk duhet t’i dinin pasi prej më shumë se tre muajsh janë të izoluar.

I tillë ka qenë edhe rasti i sotëm me Egla Cenon. Aktorja Egla Ceno gjatë një bisede që po zhvillonte me banorin tjetër të Big Brother, Jul Dedën ka treguar se në këtë kohë të vështirë “në kronikën e zezë lexojmë për nëna që marrin vendimin drastik të hidhen me gjithë fëmijët”, i referohet ngjarjes tragjike në Shkodër ku Alma Arrazi u mbyt në lumin Buna me tre fëmijët e saj të mitur.

Por lind natyrshëm pyetja? Ku e ka marr vesh Egla Ceno për ngjarjen e trishtë në Shkodër?

Kjo nuk është hera e parë që zbulohen informacione nga jashtë apo situata që nxjerrin zbuluar produksionin. Kujtojmë një deklaratë të ish-banores Ilnisa Agolli e cila gjatë një bisede me Meritonin tregoi se si u largua nga shtëpia për rreth 5 orë dhe u rikthye sërish.

© Credits: instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese