Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

VIDEO/ Dorë për dore me modelen franceze, Fedez shijon romancën e re, harron Chiara Ferragni

Shkruar nga Newsbomb

 

VIDEO/ Dorë për dore me modelen franceze, Fedez shijon romancën e
Fedez dhe modelja franceze në Monte Carlo

 

Një video ku Fedez shfaqet dorë për dore me modelen franceze Garance Authié po bën xhiron e rrjetiti. Video dhe foto nga Monte Carlo të Fedez me modelen 20-vjeçare janë publikuar kudo në mediat italiane ndërsa shkrujanë se Fedez e harroi Chiara Ferragni dhe është duke shijuar romancën e re.

E ndërsa duket se këngëtari italian ka gjetur sërish lumturinë përkrah të resë franceze, me të cilën është parë në GP të Formula 1, dorë për dore, Chiara ndodhet në Madrid me dy fëmijët dhe miqtë e saj. Në fillim u shpërnda një video ku ecnin dorë për dore, më pas vetë reperi ka postuar disa video në profilin e tij, ku bukuroshja shihet në të njëjtin jaht me të.

Në fakt, nga profili social i Garance Authié mund të shohim se ajo ka qenë së fundmi në Festivalin Coachella, vend i vizituar edhe nga Fedez. Modelja shfaqet edhe në disa xhirime në Miami, një qytet tjetër ku reperi shkoi edhe për pushime dhe, sërish të dy ishin të ftuar në sfilatat e fundit të Javës së Modës në Paris.

Pas ndarjes me gruan e tij Chiara Ferragni, reperi italian është vënë në qendër të vëmendjes dhe për një episod rrahje ndaj trajnerit personal Cristiano Iovino.

VIDEO/ Dorë për dore me modelen franceze, Fedez shijon romancën e
Modelja franceze, Garance Authié

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese