Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

VIDEO/ Deputetja e Partisë Demokratike “arratiset” nga Tirana, me bikini shijon bregdetin e jugut

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Deputetja e Partisë Demokratike “arratiset” nga Tirana,
Fotoarkiv/ Ori Nebiaj

Ndonëse punimet e Kuvendit nuk kanë përfunduar ende, kjo nuk e ka penguar deputeten e Partisë Demokratike që të “arratiset” në jug të vendit. E kemi fjalën për Ori Nebijajn, e cila është dhe një ndër vajzat më të bukura që ekrani shqiptar ka dhe prej dy viteve të fundit edhe Kuvendi i Shqipërisë.

Temperaturat e nxehta të cilat na shoqëruan përgjatë fundjavës që lamë pas, Ori ka vendosur t’i kalojë në bregdetin e bukur të jugut.

Ka qenë vetë deputetja ajo e cila në llogarinë e saj në “TikTok” ka postuar një video ku shihet me bikini teksa lahet në det.

Me trupin në super formë dhe me ujin e kristaltë, si duket Ori ka lënë pak anash situatën “e nxehtë” me të cilën PD po përballet pas vendimit të Gjykatës së Apelit që vula të kalojë në duart e ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe jo të Lulzim Bashës, në krahun e të cilit deputetja është pozicionuar që prej fillimit.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese