
“Na ishte njëherë”, kështu nisin gjithmonë përrallat, por tashmë Princ Leka dhe fotografja e tij, Blerta Celibashi po jetojnë realitetin e vërtetë. Duke mos iu fshehur më askujt, me bindjen për ta shijuar jetën sikurse duan, të dy kanë kaluar fundjavën në Gjirokastër.
Në hotel “Kodra”, Princ Leka u shfaq me partneren e tij, duke u bërë pjesë e atmosferës fantastike. Blerta, këtë radhë larg fotografisë, tregoi talentin e saj në kërcim. Në një video të siguruar nga Newsbomb.al, ajo udhëheq vallen duke u shfaqur e lumtur dhe e qeshur me miqtë e saj.
Ndërkaq, Princi kryelartë, i mësuar gjithmonë të ketë një foto nga të gjithë si arkivë kujtimesh, edhe këtë herë bën fotografi, por në krah me Blertën. Në një atmosferë e gjitha për t’u shijuar, në këngët e mrekullueshme të dy përmetarëve at Romanoit dhe Lindës, çifti më i përfolur i momentit e ka “tundur” në Gjirokastër.
Princ Leka u vu në qendër të vëmendjes nga mediet, fillimisht për divorcin e tij me ish bashkëshorten, Elia Zaharia dhe më vonë për përplasjet që pati me familjarët e saj. “Fokusit” të paparazzëve nuk u shpëtoi asokohe jeta sentimentale e Princit duket zbuluar se ai ishte në një marrëdhënie dashurie me fotografen, Blerta Celibashi. E tashmë ata nuk fshihen, por shijojnë ditë të bukura nga romanca e tyre.