Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

VIDEO/ Big Brother Albania fton ish-partnerin e Heidit, e konfirmon vetë Massimiliano

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Big Brother Albania fton ish-partnerin e Heidit, e konfirmon vetë
Massimiliano dhe Heidi

Një nga temat më të diskutuara përgjatë javëve të fundit ka qenë fakti që artisti italian ose ndryshe si të gjithë e njohin në Shqipëri ish-partneri i Heiditit, Massimiliano Varrese, i kishte bërë “follow” Top Channel.

E që prej atij momenti të gjithë filuam të aludojmë se artisti italian do të ishte pjesë e Big Brother Vip Albania. E si duket aludimet s’kanë qenë kot, pasi Massimiliano e ka marrë një ftesë nga vetë produksioni i këtij formati.

Përmes një video në rrjetet sociale ai ka konfirmuar se ka marrë ftesë nga produksioni, për të performuar në një nga netët live të spektaklit dhe jo për një përballje me Heidin.

Por, për shkak të angazhimeve nuk ka mundur të jetë pjesë, duke bërë me dije më tej se do të vizitojë Shqipërinë më datën 30 maj.

© Credits (Video e perkthyer) youtube.com/@vip-magazine



Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese