Aktori Albano Bogdo ka përfunduar rrugëtimin e tij në reality shown “Ferma Vip”. Papritur ai ka vendosur që të ndërpresë garën dhe të largohet përfundimisht nga ky format.
Që pas spektaklit të djeshëm, ku u publikuan disa video me momente intime mes aktorit dhe këngëtares Baby G, Albano është përballur me sërë debatesh në shtëpi. Përve Baby G e cila këtë të shtunë ka qëndruar mjaft e veçuar nga aktori, edhe banorët e tjerë kanë bërë të njëjtën gjë.
Por si duket debati që Albano ka pasur sot me Robert Aliajn ka qenë dhe arsyeja që e shtyu aktorin të ndërmarrë këtë vendim, vetëm disa ditë para finales.
Mësohet se Roberti e kishte urdhëruar që të shkonte te shpia e fakirit, ndërsa aktori i tha më lehtë e kishte të ikte nga shtëpia se sa t’i bindjen atij.
“Çfarë qytetari do tregosh ti? O komunist, shkon qan tek Agai. Ti që thua unë nuk e rruaj për Again, shkone qan tek ai. Unë iki në shtëpi. Më testo ta provosh sa burrë jam”, tha Albano.
Por Roberti e ka shtyrë më shumë drejt largimit, duke i thënë se nëse është burrë ikën direkt.
“Hape derën dhe ik nëse je burrë. Nuk je burrë. Merre valixhen dhe ik. Po të ishe burrë do ikje vetë. Burri kur thotë unë iki publikisht ikën. Por kur thotë iki dhe rri, ai nuk merriton të quhet burrë”, i tha Roberti Albanos.
© Credits https://www.instagram.com/fermavip.al/
View this post on Instagram