Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

VIDEO/ Albano Bogdo hedh përtokë Xhesika Polon: Do të kisha...

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Albano Bogdo hedh përtokë Xhesika Polon: Do të kisha...

“Ferma Vip”  është formati i cili pa çka se ka vetëm pak ditë që ka startuar në televizionin e “Vizion Plus”  ka arritur të rrëmbejë zemrat e shqiptarëve. E këtë e tregojnë më së miri dhe komentet në rrjetet sociale.

Ndryshe nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Vip, të cilët përgjatë gjithë kohës debatojnë me njëri-tjetrin, fermerët e “Fermës Vip” kanë vendosur që lojën e tyre ta zhvillojnë në një tjetër mënyrë, mes të qeshurave, këngëve dhe humorit.

Së fundmi, ka qenë aktori Albano Bogdo i cili i ka punuar një rreng të vogël këngëtares, Xhesika Polo. Teksa ishin duke diskutuar Albano i hoqi karigen Xhesikës e cila u rrëzua përtokë. Ndryshe nga sa prisnim, reagimi i këngëtares na çuditi. Ajo e mori me sportivitet dhe filloi të qeshte.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese