“Big Love”, këtë javë do të jetë me një kauzë të veçantë. Banori i Big Brother Vip, Graciano, i komunikoi konkurrentëve të tjerë lajmin e trishtë se kameramania e vetme vajzë e Top Channel ka pësuar një aksident teksa ishte duke u kthyer në shtëpi pas përfundimit të “Primes” ditën e martë.
Për këtë arsye “Vellai i Madh” u komunikoi banorëve se shuma që do të grumbullohet përgjatë kësaj jave përmes “Big Love” do të shkojë për 28-vjeçaren e aksidentuar si dhe për familjen e saj të vogël. Pasi e reja jeton vetëm me të ëmën dhe vëllain.
Të gjithë banorët një zëri i uruan shërim të shpejtë Nelit, teksa pati dhe nga ata që u përlotën. Ka qenë pikërisht Romeo, Graciano dhe Erjola të cilët kanë pasur dhe mundësinë që ta njohin nga afër dhe të punojnë me të.
“Për fat të keq pas primes së ditës së martë e vetmja kameramane vajzë në Top Chennel Neli Lleshi është aksidentuar teksa kthehej në shtëpi me motorin e saj. Neli është 28 vjeç dhe jeton me mamanë dhe vëllain. Gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën dhe Top Channel është siguruar ti qëndrojë në dispozicion Nelit dhe familjes. Megjithatë Big Brother në kuadër të lojës dhe përtej saj ka pjesë shprehjen e dashurisë dhe solidaritetit në forma të ndryshme. Vëllai i Madh ju fton ju dhe të gjithë publikun në Big Love e gjithë dashuria të shkojë për Nelin”, thuhej në zarfin që lexoi Graciano.
© Credits instagram.com/bigbrotheralb_vip/
View this post on Instagram