
Loja tashmë ka mbaruar me kurorëzimin e Egla Cenos. Sherret, debatet, hatërmbetjet, gricjet u “kyçën” brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh” dhe banorët pas 5 muajve kanë bërë “paqe” me njëri-tjetrin.
“After Party”, i Big Brother Vip 3 bëri bashkë banorët më të komentuar dhe diskutuar gjatë muajve të fundit në vendin tonë. Pjesë e festës ishte Egla, Juli, Heidi, Ilnisa, Meritoni, Roza, Fationi, Rike, Erjola, Françeska, Bardhi e shumë banorë të tjerë. Ndërkohë, u vu re mungesa e dy vëllezërve Veshaj, Romeos dhe Donaldit si dhe e Sarës e cila kishte qëndruar në shtëpi pasi ishte e sëmurë.
Siç shihet dhe pamjet Heidi gjatë gjithë kohës është parë në shoqërinë e kunatës së saj, Bora Zemanit. Por ka pasur momente që është filmuar dhe pranë Julit dhe Arbër Hajdarit, komentet e të cilit gjatë netëve të “Primes” kane qenë me spec për Heidin.
Gjithashtu i ftuar special në këtë natë ishte edhe fituesi i Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli i cili “ngriti në këmbë” të pranishmit me hitet e tij.