Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Veshjet e Melania Trump marrin vëmendjen e medias: Nga kapelja e stilit “religjioz” te eleganca e fustanit të mbrëmjes, kush janë stilistët e saj

Shkruar nga Newsbomb
Veshjet e Melania Trump marrin vëmendjen e medias: Nga kapelja e stilit
Melania Trump

Veshja e Melania Trump ka marrë vëmendjen e medias ndërkombëtare, sidomos kapelia që vendosi në ceremoninë e Inaugurimit të Presidentit Trump, që sikurse u pa nga video virale, nuk e lejoi Donald Trump ti jepte puthjen bashkëshortes së vet.

Washington Post duke komentuar mbi veshjen shkruan se: “ajo dukej si një vejushë mafioze ose si një anëtare e lartë e një urdhri fetar të panjohur, dhe pak si "My Fair Lady". Kishte veshur një pallto blu të errët, të prerë me mjeshtëri, me një bluzë të butë prej mëndafshi të bardhë që dukej nën jakë, dhe një kapelë të madhe blu me strehë të gjerë, e dekoruar me një brez të bardhë.

Veshjet e Melania Trump marrin vëmendjen e medias: Nga kapelja e stilit
Melania Trump

Veshja ishte krijuar nga stilisti amerikan Adam Lippes, që shquhet për veshjet të përpikta që vishen nga personalitete të shquara si Deeda Blair dhe Princesha Eugenia e Britanisë. Kapela ishte një krijim i Eric Javits.

Veshjet e Melania Trump marrin vëmendjen e medias: Nga kapelja e stilit
Melania Trump Donald Trump

Në Ballon e mbrëmjes  Melania—e cila tërhoqi vëmendjen më herët gjatë ditës me kapelen e saj të madhe në Inaugurimin Presidencial të vitit 2025—vallëzoi për herë të parë me Presidentin e sapozgjedhur, duke veshur një fustan të bardhë saten pa rripa, me detaje të zeza që përqafonin pjesën e sipërme të trupit. Për të plotësuar pamjen e saj, ajo e aksesoroi me një chokers të zi saten me një varëse argjendi dhe flokët i kishte lëshuar në onde të gjata e të buta.

Një veshje e tillë mban termin “Bold Gown”, që përdoret për të përshkruar një fustan të guximshëm, të veçantë dhe shpesh tërheqës, që shquhet për stilin, ngjyrat, prerjen ose detajet e tij unike. Ky term zakonisht i referohet fustaneve të mbrëmjes ose atyre të eventeve formale.

Veshja e mbrëmjes i është besuar stilistit francez-amerikan Herve Pierre Braillard, që nuk është i panjohur për veshjet e zonjave të para të Amerikës. Që nga vitet ’90 ai ka dizenjuar dhe ka kuruar lukun e Hillary Clinton, Laura Bush dhe Michelle Obama.

Kur Hervé Pierre imagjinoi fustanin që Zonja e Parë do të vishte për ngjarjet e balove që përmbyllin maratonën e gjatë të Ditës së Inaugurimit, ai niste nga shiriti, shkruan Vanity Fair. Rreth këtij koncepti, ai ndërtoi veshjen që tashmë është pjesë e një pjesë historie. Dizajneri me eksperiencë të gjatë, me një të kaluar si drejtor krijues i Carolina Herrera, kishte nënshkruar tashmë fustanin që Flotus kishte veshur për të njëjtën rast në vitin 2017.

Si ai i tetë viteve më parë, edhe ky fustan i mbrëmjes është pa rripa. I realizuar në crêpe saten ngjyrë të bardhë të ndotur, ai ka dy breza të zinj që krijojnë lëvizje dhe dinamikë në veshje në një lojë tridimensionale.

“Është një nder i madh të bashkëpunoj me Zonjën e Parë për dizajnin e fustanit të saj inaugurues,“ deklaroi Hervé Pierre. “Ishte e qartë që zonja Trump po gravitonte drejt një kombinimi të bardhë dhe të zi, besnike ndaj stilit dhe vizionit të saj.”

Veshjet e Melania Trump marrin vëmendjen e medias: Nga kapelja e stilit
Donald Trump dhe Melania Trump

Dizajneri dhe stilisti, që sipas WWD, ishte frymëzuar nga puna e madhe e artizanëve në rindërtimin e katedrales së Notre-Dame në Paris, është lindur në Francë, por është shtetas amerikan. Ai ia besoi detyrën e qepjes së fustanit një rrobaqepëseje kinezo-amerikane që ka laboratorin e saj në New York.

Melania Trump, për ngjarjet e ditës kishte veshur një pamje të dizajnuar nga Adam Lippes dhe një kapelë të menduar nga Eric Javits, të dy dizajnerë të pavarur amerikanë.

Veshjet e Melania Trump marrin vëmendjen e medias: Nga kapelja e stilit
Donald Trump dhe Melania Trump

Ka pasur shumë diskutime për faktin që bashkëshortja e Trump ishte injoruar nga disa shtëpi mode që kishin deklaruar se nuk kishin interes për ta veshur. Nëse Melania, me elegancë, nuk ka thënë gjë për këtë, ka folur pikërisht Hervé Pierre. Dizajneri në rolin e konsulentit u ankua për trajtimin që iu rezervua klientes së tij, duke treguar madje se shitësit e një butiku të një marke të rëndësishme amerikane e shoqëruan në derë dhe refuzuan ta shërbenin. “Moda është për sytë dhe është detyrë e të tjerëve të gjejnë interpretimet e tyre,“ tha Hervé Pierre, duke e mbyllur kështu çdo polemikë.

Për të përfunduar ensemble-n e Melania Trump, kujdesi i është kushtuar chokers. E mbërthyer në shiritin e zi që mbante rreth qafës, është një brosh i dizajnuar nga Harry Winston nga viti 1955. Emri është një autoritet në fushën e bizhuterive. Harry Ëinston, djali i emigrantëve ukrainas, i lindur në Neë York në vitin 1896, është i njohur për revolucionarizimin e industrisë me shtëpinë e tij të themeluar në 1932, duke sjellë një dizajn të freskët me vepra të çmuara artizanale.

Harry Winston është një simbol i ëndrrës amerikane që Donald Trump dëshiron ta dhurojë përsëri për vendin e tij. Ashtu siç tha ai vetë në fjalimin e inaugurimit, ka filluar një epokë e re e artë. Duket se, edhe për modën. Të paktën këto janë qëllimet e Zonjës së Parë, shkruan Vanity Fair.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese