
Baby G, një nga banoret ë Ferma Vip ka bërë një rrëfim prekës mbi jetën dhe familjen e saj. Në një bvisedë me banorin tjetër Buçkon, këngëtarja ka treguar mes lotësh se ka pasur një vëlla, por i ka vdekur shumë i vogël.
Ajo tregoi se është shumë e lidhur me babin, edhe pse kur ishte e vogël i thoshin se duhet të ndahej nga gruaja e tij pasi lindte vetëm vajza.
“Jam shumë e lidhur me babain. Ai është shoku im më i mirë. Kemi pasur një vëlla, por ka vdekur beb i vogël. Ka pasur një emër shumë të bukur, Sekret. Mami dhe babi im kanë qenë shumë të rinj, 17,18 vjeç. Pas djalit, babi im ka lindur tre goca, njerëzit në fshat i thoshin lëre gruan se nuk të bën djalë. Mami im e ka vuajtur shumë. Edhe kushërinjtë i thonin lëre gruan. Babi im nuk na ka lënë kurrë, thoshte Zoti ma dha e ma mori një djalë, tani kam tre goca si bota.”
Këngëtarja tregoi se karriera e saj nuk ka qenë e lehtë dhe ka pasur shumë raste që është zhgënjyer.
“Në shoqëri shumë njerëz ma kanë kthyer shpinën. Është shumë e vështirë të besosh. Kam bërë kontrata, kam qenë e lumtur, por ajo kontrata nuk ka qenë fiks siç duhet. Kam 100 milionë klikime në YouTube. Kam bërë shumë koncerte, shumë njerëz kanë përfituar shumë lekë nga unë. Unë kam qenë e re, kam firmosur kontrata, fundja ka qenë faji im.”