Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

"Unë gjeta një motër”, Redon Berani i thotë të gjitha në lidhje me BBV dhe Eglin

Shkruar nga Newsbomb
"Unë gjeta një motër”, Redon Berani i thotë
Redon Berani/ Egli Tako

Mëngjesin e sotëm ka qenë i ftuar në ‘’Wake Up”  ish-banori i shtëpisë së “Big Brother VIP 4”, Redon Berani.

Teksa ka ndarë më shumë detaje rreth eksperiencës së tij në shtëpinë më të famshme, ai ka folur për marrëdhënien me Eglin dhe lojtarët e tij të preferuar.

Artisti shprehet se Egli i duket një ndër lojtaret më të forta aty brenda, ndërsa nuk shmang së komentuari dhe marrëdhënien e saj me Gjestin duke thënë se mes tyre sheh një kimi dhe lidhje të mundshme.

Pjesë nga intervista e këngëtarit:

-Si e sheh tani nga jashtë Eglin?

Redoni: Po më duket një lojtare shumë e forte. Po më duket që ka një kimi me Gjestin dhe ai është shumë pozitiv, shumë i gjallë. Ndoshta e kanë të dy kiminë. Të dy janë lojtarë shumë të forte dhe mendoj se do të shkojnë shumë larg. I shoh finalistë të dy. Luizi gjeti grua, Neda gjeti burrë, kurse unë gjeta një motër… (qesh). Unë diçka që e urrej më së shumti është të futesh mes diçkaje të bukur. Mes atyre po ndodh diçka e bukur. Çfarë ka pasur me mua është diçka që mund të ndodhte, por unë e ndërpreva rrugëtimin, ndoshta ky ishte gabimi im. Nuk dua të ndërhyj tek diçka e bukur.

-Diçka që ka tërhequr shumë vëmendjen në këngën tënde të re “Dashni me therra”, është se vajza në klip i ngjan shumë Eglit…

Redoni: Kënga është realizuar para se të hyja në “Big Brother”. Por është rastësia që e bën të bukur. Mendojnë njerëzit që ia kam dedikuar dikujt, por jo nuk është dedikim.

Ndër të tjera shton se vajza ideale për të duhet të jetë e sinqertë, komunikuese, besnike dhe të ketë forma të mira.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese