Aktori i njohur Arben Derhemi i është kundërpërgjigjur Ermal Mamaqit i cili para disa ditësh komentoi filmin “Njerëz dhe Fate 2” i cili u shfaq në kinema më 1 nëntor.
Mamaqi tha se ai bën filma të suksesshëm dhe se për këto filma është sulmuar nga kineastët e mëparshëm, pijanecë.
“Edhe janë sulmuar dhe goditur nga disa mjeshtra të kinemasë që fatkeqësisht pinë raki te Akademia e Arteve.”
Derhemi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e quan një pseudo humorist të kthyer në “producent filmash” që ofendon figura që kanë bërë art në kohë të vështira.
“Sa me dhimbje lexojmë që pseudo humoriste bëhen “producentë filmash” dhe akoma me më dhimbje i dëgjojmë që ofendojnë figura që me aq sakrifica e pune, ia kanë dalë të bëjnë art në kohët më të vështira, jo duke u zvarritur si larva dhe duke lëpirë e bërë lolo të çdo lloj pushteti e pasunari…….. Ps. U ulen malet u ngritën halet”, - shkruan ai.
Kjo nuk është hera e parë që aktori ka sulmuar Ermal Mamaqin, pasi menjëherë pas eventit të “Dy gisht mjaltë” u shpreh se bën film një njeri që s’ka lidhje me teatrin, regjinë dhe aktrimin.
“Fatkeqësia e ndjek edhe televizionin edhe filmin. Jo më larg se para ca kohësh, patëm një event të çuditshëm d.m.th, u shkul e gjithë Shqipëria! S’e merr vesh njeri. Bën film një njeri, i cili nuk ka lidhje fare me teatrin, me regjinë me aktrimin. Bën film dhe ti vetëm kur dëgjon nga dikush: Ore, sa bukur, e ke parë atë filmin?”, - shkruante në atë kohë Arben Derhemi.