Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

U tha se Jozi është gay, reagon për herë të parë miku i tij: Familja është në gjendje të rëndë

Shkruar nga Newsbomb
U tha se Jozi është gay, reagon për herë të parë
Jozi Marku

Debatet mbi seksualitetin e banorit të "Big Brother VIP", Jozit, të nisura nga gazetarja Dasara Karaiskaj, kanë ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale. Për këtë çështje ka reaguar për herë të parë një mik i familjes së tij, ish-oficeri i lartë, Shkëlzen Brahaj, gjatë një interviste në emisionin "Ftesë në 5".

Brahaj shprehu shqetësimin për ndikimin që këto pretendime mund të kenë në të ardhmen e familjes së Jozit.

"Një ditë, kur fëmija i tij të rritet, mund të përballet me bullizëm për këtë çështje. Nuk mund të hedhësh akuza të pabazuara dhe më pas të kërkosh falje në një Instastory,"  u shpreh ai.

Ai theksoi se gjithçka është bazuar në një foto që Jozi kishte në profilin e tij dhe që nuk ka asnjë lidhje me pretendimet e ngritura:

"Edhe unë mund të kem foto me Jozin, por askush nuk e ka përmendur këtë. Pse u mor pikërisht ajo foto?"

Sipas Brahajt, familja e Jozit është tepër e prekur nga kjo situatë dhe është duke shqyrtuar mundësinë e ndjekjes ligjore për deklaratat e gazetares, duke kërkuar që secili të mbajë përgjegjësitë për fjalët e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese