
Disa ditë më parë në rrjet qarkulluan lajme se këngëtarja Dafina Zeqiri është në pritje të ëmbël prej disa muajsh.
Kanë qenë burimet e afërta pranë artistes të cilët thanë se këngëtarja është në pritje të ëmbël. Ka qenë modoretatorja Krisa Caushi e cila tha për “Stacionin rozë” se Dafina dhe Kreshnik Gjergji shumë shpejt do të bëhen prindër.
“Thuhet se këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është në pritje të ëmbël. Burime për “Stacionin rozë” kanë treguar në fakt se këngëtarja mund të jetë në javët e para”, - u shpreh Çaushi.
Por Dafina përmes një reagimi ka mohuar lajmet që ajo dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Gjatë një interviste për revistën “Class”, Dafina tha se kjo është “çështje personale”, teksa i ka quajtur fake lajmet se është në pritje të ëmbël.
“Është mirë të merren fakte reale siç ndodh jashtë me mediat ndërkombëtare. Askush nuk guxon të shpikë gjëra të cilat nuk janë të konfirmuara nga vetë personi, as nga miqtë e afërt. Është një çështje shumë personale, por më vjen keq që e keqpërdorin me një mënyrë disa gazetarë për të marrë klikime me burime fake”– tha ajo duke mohuar lajmet e shtatzënisë.


