Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

U shpall në kërkim bashkë me Noizyn, reagon DJ Crax: Ne nuk jemi kriminelë, drejtësia të zbardhë ngjarjen

Shkruar nga Newsbomb
U shpall në kërkim bashkë me Noizyn, reagon DJ Crax: Ne nuk jemi
Rigels Rajku (Noizy) - Med Iseni/ Pamje nga momenti i dhunës

Bahtijar Bajrakari, i njohur ndryshe me emrin e artit DJ Crax ka reaguar pas njoftimit të autoriteteve të policisë së Kosovës, se ai bashkë me reperin e njohur Noizy (Rigels Rajku) ishin në kërkim për lëndime të rënda ndaj një personi.

Kujtojmë se Noizy bashkë me shokët e tij u përfshinë disa ditë më parë në një përleshje fizike me personazhin e Tik Tok, Medi Iseni, jashtë ambienteve të një diskoteke në Pejë të Kosovës, ku ky i fundit mori plagë të rënda në kokë dhe trup si pasojë e goditjeve.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Bajraktari iu ka kërkuar ndjesë familjarëve dhe të afërmëve të tij për shqetësimet që u ka sjellë publikimi i rastit të fundit, ndërsa shton se ndaj tij dhe mikut, reperit Noizy po bëhej një padrejtësi, pasi ato nuk janë kriminelë që të shpallen në kërkim.

Ai vijon më tej duke thënë se vjen nga familje dëshmorësh dhe nuk i shmanget përgjegjësisë ligjore, teksa kërkon autoritetet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

I kërkoj ndjesë familjarëve, miqve dhe dashamirësve për rastin e fundit. Unë nuk jam kriminel me më shpallur në kërkim, as nuk i largohem drejtësisë, po kjo që po ndodh është edhe shumë e padrejtë ndaj meje dhe shokut tim.

Vij nga një familje dëshmorësh, me traditë shqipëtarë dhe ndihem i turpëruar për gjithë këtë ngjarje. Uroj që organet e drejtësisë të bëjnë punën e duhur, dhe nuk dyshoj se çdo gjë do të bie në vendin e vet.

Ne nuk kemi lënë vend për dhunë, në asnjë moment, jo sot po as dje dhe as nesër. Puna jonë ka qenë dhe do të jetë e pastër, duke mos ngacmuar asnji dhe mbi të gjitha duke ju shmangur problemeve gjithë kohës”,- shkruan në rrjetin social, Instagram, Bahtijar Bajraktari.

U shpall në kërkim bashkë me Noizyn, reagon DJ Crax: Ne nuk jemi
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed