Ditët e fundit, në rrjetet sociale janë përhapur dyshime se Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.
Këto dyshime lindën nga mungesa e gjatë e postimeve të përbashkëta, siç ishim mësuar më parë. Mirëpo këto spekulime duket se i ka hedhur poshtë Ilnisa në një intervistë për “Goca dhe Gra”.
Ajo jo vetëm ka thënë se janë bashkë, por ka falenderuar publikisht Meritonin duke thënë se është përkrahja e saj më e madhe.
“Është njeriu që unë konsultoj gjithçka para se të marr një vendim”, u shpreh gazetarja.
Ajo ka zbukuar se jetojnë bashkë dhe se janë shumë mirë, teksa ka folur edhe për lidhjen e Meritonit me vajzën e saj.
“Nuk jemi ndarë, shqiptarët dhe portalet këtë punë kanë. Do vijë një kohë që të kemi një edukim si shoqëri posesive që kemi. Për një pjesë të suportuesve tanë, kjo është zbukuruar, për pjesën tjetër vazhdon ai mllefi i çuditshëm.
Janë shumë shokë, ka disa vende që zgjedh Meritonin për të shkuar me të dhe jo mua.”, u përgjigj ajo.