Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

U përfolën për ndarje pas daljes nga Big Brother, por veprimi i fundit nga Romeo dhe Heidi tregon të kundërtën

Shkruar nga Newsbomb
U përfolën për ndarje pas daljes nga Big Brother, por veprimi i
Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi

Vetëm disa orë pas përfunditmit të Big Brother VIP 3, lajmi se Romeo dhe Heidi janë ndarë qarkulluan kudo në rrjet. Kjo pasi Heidi dhe Romeo e kishin hequr njëri-tjetrin nga Instagrami si dhe kishin fshirë të gjitha fotot ku shfaqeshin bashkë. Kjo shkaktoi reagim tek njerzit si dhe tek fansat që besojnë se dashuria e tyre është e vërtetë pasi nënkupton tërthorazi edhe ndarjen e tyre.

Dyshimet se lidhja dhe ndjenjat e tyre nuk janë të vërteta nisën që në studio mbrëmjen e djeshme, ku Romeo Veshaj u largua nga studio ndërsa Heidi Baçi nuk e shoqëroi.

Por këto aludime janë hedhur poshtë nga çifti pasi ata kanë shtuar njëri-tjetrin në rrjete sociale menjëherë pasi u përfol për ndarjen e tyre. Si duket me këtë veprim “HeRo” konfirmojnë që janë ende bashkë.

Kujtojmë se dy vite më parë, edhe vëllai i tij Donaldi, u nda me Beatrix Ramosaj menjëherë pas daljes së aktorit nga BBV1.

U përfolën për ndarje pas daljes nga Big Brother, por veprimi i
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese