Ish-konkurrenti i "Për'puthen" Andi Shehi dhe partnerja e tij Enki kanë ndaë historinë e dashurisë së tyre në emisionin "S’e Luan Topi." Ata rrëfyen për herë të parë se si u njohën, duke zbuluar se lidhja e tyre ka filluar para pjesëmarrjes së Andit në program.
Më pas, Enki filloi të punonte në të njëjtën kompani ku punonte Andi, por rrethanat nuk i lejuan të kalonin kohë bashkë për shkak të afërsisë së pronarëve të kompanisë me familjen e tij. Megjithatë, vite më vonë ata u ritakuan rastësisht në Tiranë.
Pjesë nga intervista:
Enki: Unë me Andin jam hasur dhe njohur para se Andi të futej në program. Sa na kanë pyetur gjithandej në rrjete sociale. Ne jemi njohur para 4 vitesh e pak, në kohën e Covid-it para 5 vitesh. Unë punoja për njërën nga kompanitë e telekomunikacionit dhe unë marr në telefon Andin për njërën nga ofertat që kishim. Në bisedë e sipër fillon më ngacmon. Ajo që më goditi ishte më pyeti për shenjën e horoskopit.
Andi: Ishte zëri ai që krijoi atë ndjesinë. Më tha jam Enki jam me flokë të kuqe po më gjete mirë, po s’më gjete bukur. Zgjati dy orë ky kërkimi e gjeta në Instagram. Më shkruajti hahaha më gjete. Nuk dilnim dot.
Enki: Më pas unë nisa punë në punën që ishte Andi dhe më pas gjithsecili vijoi jetën e vet.
Andi: Shkëndija, pëlqime kishte, por pronarët e kësaj kompanisë ishin shumë të afërt me familjen time de s’kishte ndonjë moment të caktuar që të rrije vetëm.
Andi: Ritakimi ka qenë në një lagje të Tiranës, unë po haja drekë dhe ishte afër rrugës kryesore, se si ma kap cepi i syrit, i shkruaj mesazh dhe i them s’paske ndryshuar kurrë. Sa herë që e kam parë ka pas një shkëlqim tek sytë.
Enki: Ky ishte mesazhi i parë dhe i thash po po.
Andi: Të kam lut unë ty nja një javë për të dal për kafe.