Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

U larguan nga Kënga Magjike pasi “Pirro ishte sëmurë”, reagon Arilena: Shëndetin e gzojmë si kurrë më parë

Shkruar nga Newsbomb
U larguan nga Kënga Magjike pasi “Pirro ishte
Pirro Çako dhe Arilena Ara

Pirro Çako dhe Arilena Ara konkurruan në festivalin e Këngës Magjike”  me këngën “Zero Gradë”, mirëpo u tërhoqën nga gara vetëm pak orë para finales, duke bërë që rrjeti të “ziente”.

Aludime nga më të ndryshmet filluan të qarkullojnë nëpër rrjet, por ishte Ardit Gjebrea ai i cili deklaroi se Pirro ishte sëmurë, ndaj nuk mund të performonin në natën finale.

Epo, së fundmi ka ardhur dhe reagimi i vetë Arilenës e cila përpos falenderimeve që ka bërë, ka “thumbuar”  dhe producentin e këtij spektakli, Arditin.

Në një postim në Instagram, artistja falenderoi fansat, Pirron, teksa më tej thotë se: “urojmë që i gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë.”

Postimi i plotë i Arilena Arës:

Përjetësisht “Zero Gradë”.

Përjetësisht falënderuese për kryeveprën që @pirrocako më dhuroi mua dhe gjithë publikut shqiptar dhe për ftesën që patëm për ta performuar së bashku.

Përjetësisht mirënjohëse JU!

Ju që na dëgjuat, na komentuat, na duartrokitët!

Mirënjohëse për kujdesin, dashurinë, emocionin, mbështjetjen, afeksionin ndaj nesh dhe këngës sonë, duke na bërë të shkrinim akujt e garës.

Urojmë që i gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë.

Deri në takimin tjetër: “PLOT gradë” dashuri për ju!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese