Dijonis Biba ka përcjellë një mesazh për të gjithë ata që e mbështetën gjatë rrugëtimit të tij në “realityshow”, “Ferma VIP”.
Ai ka falenderuar të gjithë shqiptarët që e kanë votuar dhe mbështetur gjatë kohës që ka qenë në këtë edicion.
“Faleminderit të gjithë shqiptarëve për mbështetjen, u qofsha fal. Rrugëtimi im te Ferma mbaroi”, tha ai.
Kujtojmë që tiktokeri ditën e djeshme mori vendimin e papritur për të hequr dorë duke lënë përgjysmë lojën e tij në fermë. Ai u shpreh se kishte disa ditë që e mendonte dhe se nuk po e përballonte më këtë rrugëtim.
“Unë sot kam vendosur të largohem nga ferma dhe këtë e them seriozisht. Nuk e përballoj dot më, kam ditë që e mendoj. Jam dorëzuar nuk mundem. Valixhen e kam bërë gati, kam folur do largohem tani. Nuk mundem më”, tha Dijonisi para se të largohej.