Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

U kap me armë në Kukës, Fjolla Morina tregon të vërtetën: Mu lut Fisnik Syla të pranoja fajin sepse...

Shkruar nga Newsbomb
U kap me armë në Kukës, Fjolla Morina tregon të
Fjolla Morina dhe Fisnik Syla

Këngëtarja Fjolla Morina së fundmi ka folur lidhur me arrestimin e saj në shtator të vitit 2020 në pikën kufitare të Morinës ku iu gjet armë zjarri.

E ftuar në emisionin “ Zona Zero”, këngëtarja tha se arma nuk ka qenë e saja, madje as nuk e ka prekur, por ka qenë e ish-bashkëshortit të saj Fisnik Sylës.

Ajo ka treguar se Syla iu lut që të merrte përsipër fajin me qëllim që atij të mos i digjeshin letrat e Belgjikës.

Fjolla Morina: Unë atë natë jam nisur me atë (Fisnik Sylën) për të xhirua në Shqipëri. Arma ka qenë e tij, e ka futur në çantë tek unë dhe më ka thënë mbaje ti sepse veç një dënim është sepse unë i kam letrat e Belgjikës dhe mos mi prishin. Unë e mora përsipër, por në fakt nuk ishte e mija, kam dhe dëshmi të tij që ka qenë e tij dhe është edhe personi i tretë që ka qenë me neve, edhe ai mund të vijë të dëshmojë që arma ka qenë e tij. Unë kam bërë burg dy muaj për një barë që i përket atij, prej mashtrimeve të tij.

Milaim Zeka: Prokurorët dhe hetuesit e policisë në Kukës nuk i ka interesuar fare marrja e shenjave të gishtave që kanë qenë në revolen e Sylës apo jo?

Fjolla Morina: Jo nuk kanë marrë shenjat e gishtave sepse shenjat e mia të gishtave nuk kanë qenë aty, nuk e kam prekur fare armën me dorë dhe nuk kam pasur kurrë probleme në jetë me shtetin shqiptar. Ishte hera e parë që përballesha me këto, por që ka ngel e imja dhe unë akoma po pres Apelin dhe i bëj thirrje shtetit shqiptar që sa më shumë të këqyrë rreth kësaj sepse unë të lë një vajzë rrugëve, një fëmijë 8 vjet për Fisnik Sylën, të bëj burg për të është shumë e rëndë.

Milaim Zeka: Sa vite ju ka dënuar Gjykata e Shkallës së parë?

Fjolla Morina: Më ka dënuar 6 vite, nuk mund të dal askund. Apeli nuk është e formës së prerë, unë po pres prej Apelit për të më bërë një thirrje për të thënë që arma nuk ishte e imja, kam rënë pre e mashtrimeve të tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese