
Një reper shqipar ka rënë në pranga nga policia italiane, pasi u kap në flagrancë duke shitur drogë. Bëhet fjalë për reperin Eraldo Cekrez, i njohur ndyshe si Daxter. Ai tërhoqi vëmendjen e policisë për shkak se u shfaq tejet nervoz, teksa rrinte në telefon.
Për këtë arsye policia e ndoqi nga pas, derisa panë që autori po i shiste drogë një shtetasi australian. 25-vjeçarit shqiptar iu gjetën 19 doza kokainë, në total 16.5 gramë dhe 2 mijë euro para cash.
Përveç aktivitetit të tij në rrugë, 25-vjeçari ka mjaft ndjekës edhe në skenën muzikore italiane. Ai ka mbledhur dhjetëra mijëra ndjekës dhe shikime duke marrë pjesë në “beteja” të ndryshme në mikrofon në skenën e repit italian. Ndërsa pak muaj më parë reperi ka bashkëpunuar edhe me Stresin.