
Këngëtari i njohur, Butrint Imeri ka bërë një gjest të pazakontë me një fans të tij. Nëpërmjet një story të shpërndarë në rrjetin social Instagram, këngëtari bën me dije se ka paguar gjobën e një fansi.
Duke u nisur nga ajo që ka publikuar në rrjet, fansi i është drejtuar me një kërkesë këngëtarit duke i thënë se policia e kishte gjobitur, pasi kishte qenë duke dëgjuar me zë të lartë këngën e tij të fundit, gjatë kohës që po voziste me makinë.
“Mirë do kishte bërë të ma paguante këtë dënim se me këngën tënde më kanë dënuar. Zëri në kupë të qiellit”,- shkruan fansi i tij.
E siç duket nga fotoja e publikuar, artisti nga Kosova ka vendosur që t’i përgjigjet kërkesës së tij, duke i dërguar paratë që ai të paguajë gjobën e marrë, ndërsa përkrah saj i ka shkruar edhe një këshillë që të mos nxitojë herë të tjera ndërsa vozit makinën në rrugë.
“Këtë herë ta pagova, por herën tjetër mos u nxito për pak frazë që vjen nga kënga e tij e fundit, “Psikopat” por paksa e ndryshuar. Fraza origjinale është “mos e prish për pak”,- shkruan këngëtari Butrint Imeri përmbi fotos.
