
Gjesti dhe Egli
Mbrëmjen e djeshme, Egli dhe Gjesti kaluan një darkë së bashku, ku patën mundësinë të sqarojnë raportin e tyre brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Pas përfundimit të darkës, Egli qëndroi me Danjën dhe i tregoi se si kaloi takimi me Gjestin. Ajo përshkroi një moment kur dritat u fikën dhe Gjesti i kërkoi që ta puthte.
“U fikën një moment dritat dhe ky më tha hajde të të puth pak se jam t’u maru”, tha Egli, duke cituar fjalët e Gjestit.
Nga ana tjetër, Gjesti është shprehur se nuk ka ndjenja për Eglin, duke shpjeguar se ka vetëm tërheqje fizike, dhe se nuk ka pasur asnjë ndjenjë për të.
Sondazh
Poll