Princesha e Uellsit, Kate Middleton do të shfaqet për herë të parë në publik ditën e sotme në Paradën zyrtare të Ditëlindjes së Mbretit Charls III që do të mbahet në Londër, pas një pauze të gjatë kur ajo njoftoi se ishte diagnostikuar me sëmundjen e kancerit.
Lajmin për pjesëmarrjen e ka bërë të ditur vetë Princesha, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram të bërë ditën e djeshme.
Kate shkruan se do të marrë pjesë në Paradën e Ditëlindjes së Mbretit bashkë me familjen e saj, si dhe gjatë verës ato do e shohim të pranishme edhe në disa angazhime të tjera publike, ndërsa evidenton se do mundohet që të tregohet e kujdeshme me trupin e saj pasi ajo ende nuk e ka kaluar plotësisht rrezikun.
“Mezi pres të marr pjesë në Paradën e Ditëlindjes së Mbretit këtë fundjavë me familjen time dhe shpresoj të bashkohem me disa angazhime publike gjatë verës, por po ashtu duke e ditur që nuk jam ende jashtë rrezikut”,- shkruan Kate.
Në postimin e saj, Kate gjithashtu falenderon të gjithë qytetarët për mesazhet inkurajuese gjatë muajve të fundit, teksa shton se trajtimi i saj për sëmundjen e kancerit do të vazhdojë edhe për disa muaj të tjerë,
“Trajtimi im është në vazhdim dhe do të vazhdojë edhe për disa muaj. Në ditët që ndihem mjaft mirë, është kënaqësi të angazhohem me jetën studimore, të kaloj kohë personale për gjërat që më japin energji dhe pozitivitet, si dhe të filloj të bëj pak punë në shtëpi”, shprehet Kate.
Kujtojmë se Princesha Kate, bashkëshortja e Princit William u diagnostikua me sëmundjen e kancerit në dhjetor të vitit të shkuar dhe që prej asaj kohe ajo nuk është shfaqur më në publik. Për gjendjen e saj shëndetësore, qarkulluan teori pafund, por Pallati Mbretëror apo vetë Familja nuk kanë bërë një pronocim për media se përse po kurohet apo në cilën fazë është sëmundja e saj.
Më herët, ishte Mbreti Charls III, ai i cili po ashtu u diagnostikua me të njëjtën sëmundje, i cili pas një pauze disa mujore, në maj të këtij viti iu rikthye jetës publike, ndërsa vazhdon akoma trajtimin.
View this post on Instagram
Postimi i plotë i Princeshës së Uellsit, Kate Middleton:
Jam e mahnitur nga të gjitha mesazhet e mira mbështetëse dhe inkurajuese gjatë dy muajve të fundit. Me të vërtetë ka bërë ndryshimin e botës për Ëilliam dhe mua dhe na ka ndihmuar të dyve në disa prej kohëve më të vështira.
Unë po përparoj mirë, por siç do ta dijë kushdo që bën kimioterapi, ka ditë të mira dhe ditë të këqija. Në ato ditë të këqija ndiheni të dobët, të lodhur dhe duhet t’i dorëzoheni trupit tuaj duke pushuar. Por në ditët e mira, kur ndiheni më të fortë, dëshironi ta shfrytëzoni sa më shumë që të ndiheni mirë.
Trajtimi im është në vazhdim dhe do të vazhdojë edhe për disa muaj. Në ditët që ndihem mjaft mirë, është kënaqësi të angazhohem me jetën studimore, të kaloj kohë personale për gjërat që më japin energji dhe pozitivitet, si dhe të filloj të bëj pak punë në shtëpi.