Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“U çmend kur i bëra pyetje nga mendja ime”, Albano Bogdo rrëfen prapaskenat e intervistës me Ramën

Shkruar nga Newsbomb
“U çmend kur i bëra pyetje nga mendja ime”, Albano Bogdo
FotoMontazh/ Albano Bogdo - Edi Rama

Aktori i njohur Albano Bogdo gjatë një bisedimi me fermerët në “Ferma Vip”, ka treguar detaje nga prapaskena e një interviste me kryeministrin Edi Rama në “Klanifornia”.

Ai ka treguar se gjatë kësaj pjese kishte një skenar me pyetje që do i bënte kryeministit, por që nga ajo listë ka bërë vetëm 3 pyetjet e parë dhe më pas gjithë pyetjet kanë qenë nga aktori në atë moment.

Albano tregoi se në disa momente kryeministri është vënë në siklet, por që ka ditur të dalë nga situata me përgjigjet e tij.

Pjesë nga biseda:

Albano: Erdhi Rama aty edhe më shikonte me inat. Mendoi dy minuta pas çdo pyetjeje si po ma thotë ky mua këtë. Sade fare. Mirë, mirë, lëri këto muhabetet e politikës na thuaj një çik çfarë lloj droge pi, u fik fare. Se ke parë intervistën me Ramën ti? Nga 1-10 thuaj të vërtetën, kur e pyeta nga 1-10 domethënë sa më pëlqen portokallja. Nga 1-10, sa miliardë euro ke vjedhur? “Si s’të vjen turp” më thoshte. Si s’të vjen turp ty mo? Si kam vjedhur unë t’i i ke vjedhur. Ç’punë kam unë të më vijë turp mua?

Fermerja: Nuk është se i dinte pyetjet?

Albano: Ja dërguam pyetjet ne, i dërguam pyetje të tjera komplet. Çfarë planesh ka qeveria, këtej andej. Erdhi, aty…kisha dhe producentin që më thoshte kujdes. I hoqa kufjet komplet dhe fillova t’ja rreshtoja 1, 2, 3, 4…

Fermerja: Jashtë, skenarit?

Albano: Jashtë, skenarit komplet! U bë verem. Të parën, të dytën ja bëra sipas skenarit tek e treta i thashë: Dëgjo këtu, i kam thënë burgut hapu. Na thuaj pak çfarë lloj droge pi? E fillova pastaj, se lëshova më.

Fermeri: E mbajti mirë lojën.

Albano: E mbajti mirë fare.

Fermerja: Është i zgjuar shumë ai.

Albano: Te disa pyetje u nxi kompolet. O legjend, t’i intervistën e ke parë të prerë në youtube. Intervista ka zgjatur 1 orë, ndërsa në youtube ka dalë 20 minuta. A di sa kanë prerë aty.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese