Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

U bë i njohur si i dashuri i Heidit, Massimiliano vjen sot në Shqipëri, ja ku do e shohim atë

Shkruar nga Newsbomb
U bë i njohur si i dashuri i Heidit, Massimiliano vjen sot në
Massimiliano Varrese dhe Heidi në Big Brother Italia

Massimiliano Varrese, i cili u bë i njohur në Shqipëri për shkak të së shkuarës që ai kishte pasur me ish-banoren e Big Brother Vip, Heidi Baçi do të vijë mbrëmjen e sotme në Shqipëri.

Gjatë transmetimit të Big Brother Italia, Massimiliano ishte lidhur me Heidin, por ajo la programin pas hyrjes së të atit të saj, i cili ishte kundër kësaj romance të krijuar midis dyshes.

Lajmin se do të vijë në vendin tonë e ka bërë të ditur vetë Massimiliano, nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetin social, Instagram. Në këtë video, ai shfaqet duke folur shqip dhe shprehet se do të jetë i pranishëm në emisionin “Top Arena”, në kanalin e Top Chanel, ndërsa premton se kjo natë do të jetë e mbushur me supriza.

“Mirëdita, unë jam Massimiliano Varrese. Sot do bëhet nami! Ju pres në emisionin “Top Arena”në Top Chanel, respekte”,- ka përfunduar ai.

Massimiliano krijoi një lidhje dashurie me Heidi Baçin, ish-banoren e Big Brother VIP, në Big Brother Itali.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ProcesiSportiv (@procesisportiv.official)

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese