
Justin Timberlake ka rënë në prangat e Policisë pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Sipas mediave të huaja mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Harbor të Nju Jorkut. Ndërkohë, ylli i muzikës pritet të dalë sot para Gjykatës.
DailyMail.com. ka publikuar dhe foto të Timberlake me pranga më duar, teksa del para gjykatës.
Pas një gjyqi të shkurtër ku iu ndalua të drejtonte makinën për një vit në shtetin e Nju Jorkut, ai u lirua pa kusht. Mediat e huaja raportojnë se ai ka shkelur tabelën “Stop” dhe se ka kundërshtuar efektivët e policisë për të bërë testin e alkolit.
Timberlake kishte pirë me miqtë në bar The American Hotel dhe më pas vendosi të hipte në makinën e tij tip BMË X7.
Në një intervistë në podcast të Oprah's Master Class në 2023, Timberlake pranoi se në një moment të jetës së tij gjente “ngushëllim” dhe “mbështetje” te alkooli. Sipas tij kjo ishte mënyra e vetme për të përballuar presionin e famës dhe suksesit.
Duke kuptuar se kishte nevojë për ndihmë, ai mori vendimin e guximshëm dhe siç tha aso kohe filloi trajtimin për të hequr “vesin e tij shkatërrues”.