Këngëtarja shqiptare Samanta Karavella, e cila ka qenë në një periudhë të qetë pa aktivitete në ekran, së fundmi ka ngritur dyshime se mund të jetë në pritje të një fëmije.
Ajo ka publikuar një video në "TikTok" ku shfaqet duke shijuar natyrën, duke e theksuar barkun e saj rrumbullakosur.
Dyshimet u shtuan edhe më shumë kur Samanta postoi disa foto në Instagram, ku përpiqej të evitonte fokusimin në barkun e saj. Megjithatë, deri më tani ajo nuk ka dhënë asnjë konfirmim në lidhje me shtatzëninë.
Këngëtarja gjithashtu ka qenë e rezervuar për jetën e saj private dhe nuk ka folur për një lidhje romantike, ndonëse në të kaluarën është spekuluar se është fejuar. Ajo e pranoi propozimin nga Chris Miele më 29 dhjetor 2021, duke e bërë këtë të ditur përmes mediave sociale.
Samanta ka shprehur se çdo bashkëpunim i saj me artistë të tjerë meshkuj shpesh interpretohet si një lidhje dashurie, por ajo ka sqaruar se këto janë vetëm aludime, duke theksuar se preferon të mbajë jetën private larg syrit të publikut.