Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

U aludua për tradhti, çifti i njohuri jep fund martesës

Shkruar nga Newsbomb

U aludua për tradhti, çifti i njohuri jep fund martesës

Çifti i njohur meksikan është ndarë së fundmi. Aktorja meksikane Elizabeth Gutierrez dhe aktori me origjinë nga Kuba, William Levy janë divorcuar zyrtarisht pas 20 vitesh martesë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja Elizabeth në një intervistë për revistën “Hola”, ndërsa e konsideron si vendimin më të vështirë të jetës. Aktorja meksikane nuk bën të ditur detajet e brendshme rreth ndarjes, ndonëse thotë se ka dhënë gjithcka që kjo mardhënie të funksionojë por gjërat kanë ndryshuar shumë në këto 20 vite shprehet ajo.

“Aktualisht nuk jemi bashkë. Nga ana ime, nuk ka qenë kurrë për mungesë dashurie, thjesht mendoj se nuk jam e njëjta vajzë që kam qenë 20 vjet më parë që kam takuar. Ajo që duam në këtë moment është ndryshe. Do ta dua gjithmonë, do t’i uroj gjithmonë më të mirat dhe siç e kam thënë gjithmonë, duke qenë me mua apo jo, dua ta shoh të lumtur. U dashurova me buzëqeshjen e tij… dua ta shoh gjithmonë duke buzëqeshur. Une nuk e di; ka gjëra që nëse nuk ndryshojnë, duhet t’i ndryshosh. Dhe ky ishte opsioni që duhej të merrja”,  tha aktorja meksikane Elizabeth Gutierrez.

Elizabeth ka rrëfyer rrugëtimin e saj 20 vjeçar me Levin në krah ndërsa shton se nuk ka qenë e lehtë për shkak se i është dashur të përballet me sfida të vazhdueshme. Aktorja veçon ndër to, thashethemet për tradhti, presionin e lartë mediatik, ndjekja nga paparacët si dhe gjithashtu ajo thotë se i është dashur që të sakrifikojë karrierrën e saj për hir të rritjes së fëmijëve.

E pyetur nëse do të kishte një mundësi rikthimi me partnerin e saj, aktorja meksikane thotë që nuk është ajo që vendos por do t’ja lërë këtë fatit.

“Nuk jam unë që vendos… Unë po e lë Zotin të shkruajë historinë time siç kam bërë gjithmonë. Ndjej vërtet, në këtë moment, se jam në mes të oqeanit dhe po mbijetoj”, tha aktorja.

Nga martesa e tyre, cifti ka dy fëmijë, një djalë 18 vjeç Christopher Aleksandër Levy dhe një vajzë 14 vjeçare, Kailey Alexandrea Levy.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese