Ish banorja e Big Brother Vip dhe aktorja Monika Lubonja ka komentuar së fundmi lojën e këtij edicioni të BBVA si dhe debatin e famshëm mes G Banit dhe Arsidës, përballje që degradoi në përdorimin e fjalëve turor e rrugaçe.
E ftuar në “Wake Up”, Monika Lubonja u shpreh e indinjuar për gjuhën që G Bani ka përdorur kundrejt Arsidës duke e cilësuar këtë të fundit rrugaçe dhe si të pamorlashme. Aktorja shtoi më tej se G Bani duhet të dilte jashtë shtëpisë dhe nëse ajo do të ishte në vendin e Arsidës, do ta kishte hedhur në gjyq.
“Për mua, do ta kisha nxjerrë direkt jashtë. Jam kundër fjalëve ofenduese ndaj një femre, por edhe ndaj meshkujve. Ta përsërishësh disa herë atë gjë (rrugaçe), është e tepërt. Unë madje do e kisha hedhur direkt në gjyq. Ajo është një fjalë shumë e rëndë t’ia thuash një femre.
Për mua e ka tepruar shumë dhe e shoh që do të dalë shumë herë nga vetja. Nga kjo trysni, nuk ka për ta mbajtur dot. Është një njeri shumë pozitiv. Nga ana emocionale i prish punë atij. Do të jetë problematik,” është shprehur Monika Lubonja.