Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Ti famën e ke nga Bigu”, Milaim Zeka nuk kursen Olta Gixharin

Shkruar nga Newsbomb
“Ti famën e ke nga Bigu”, Milaim Zeka nuk kursen Olta Gixharin
Milaim Zeka dhe Olta Gixhari

Një përplasje virtuale po ndodh mes dy opinionistëve të formatit “Big Brother Vip Kosova”, teksa radhën për tu përgjigjur e ka Milaimi, duke ironizuar Olta Gixharin pas statusit të saj teksa e quan kolegun një adoleshent që përfshihet në shaka seksuale.

Zeka vendos në diskutim famën e Olta Gixharit teksa thekson se kjo e fundit është bërë e njohur për publikun nga "Big Brother Vip Albania" ndërsa thotë se ai vetë nuk ka ardhur nga ai format.

"Olta Gixhari eshte njohur nga BB, une nuk jam Milaimi Bigut. Asaj po i mungon Bigu, prandaj here merret me banoret, here me mu", shkruan Zeka.

Në të njëjtën kohë, Milaim Zeka ka publikuar dhe reagimin që ka bërë familja e Lelës, banores së BBVK, e cila është kryefjala i këtij debati. Ata kanë shkruar në një postim në rrjete sociale teksa thonë që ai postim që ndodhej në faqen zyrtare të opinionitit Milaim Zeka, nuk është përgjegjësi e tij pasi ka ndodhur pa dashje.

Kujtojmë që pak orë më parë në rrjetet sociale të Milaim Zekës, ishte publikuar një foto e Lelës e ulur në një pozicion të caktuar ndërsa me ironi në postim ishte shkruar “hapet televotimi”.

“Ti famën e ke nga Bigu”, Milaim Zeka nuk kursen Olta Gixharin

Olta i është kthyer keq këtij të fundit teksa i thotë se nuk i shkon nje burri aq më tepër familjar, të përfshihet në skandale të tilla seksuale.

“Ti famën e ke nga Bigu”, Milaim Zeka nuk kursen Olta Gixharin

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese