Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

"Ti dërgon sinjale", Egli "thumbon" Gjestin për ish-in: Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal

Shkruar nga Newsbomb
"Ti dërgon sinjale", Egli "thumbon" Gjestin për
Egli Tako-Gjesti

Rikthimi i Egli Takos "Big Brother Vip" pas rreth 9 ditësh jashtë saj, ka shkaktuar jo pak bujë brenda dhe jashtë shtëpisë. 

Megjithatë, ajo që ra më së shumti në sy ishte qëndrimi i saj ndaj Gjestit, ku që pas prime-t të së shtunës, dyshja nuk kanë pasur pothuajse asnjë lloj komunikimi apo ballafaqimi. 

Egli ka refuzuar ballafaqimin për t'u sqaruar, ndërsa nuk kanë munguar "kunjat" mes tyre. Mbrëmjen e djeshme, teksa Gjesti po bisedonte me Danjën, Egli e ndodhur aty pranë ka thumbuar banorin, duke i përmendur ish-partneren.

Ndërkohë, Gjesti reagoi menjëherë duke i kërkuar banores që të mos e përmendë ish-partneren e tij, duke i kujtuar asaj ish-in. Egli i ka kujtuar atij komunikimet me kamerën që janë lexuar si mesazhe për ish-partneren, ndërsa shprehet se vetë ajo nuk e ka bërë kurrë diçka të tillë. 

“Me ish-in tim unë nuk flas në kamera dhe t’i them më fal”, iu drejtua ajo.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese