Hapësire reklamuese


Showbiz & Lifestyle

Tensionet mes Albës dhe Ganiut arrijnë kulmin: Pis mashkull! Mos m’u ngjit nga mbrapa

Shkruar nga Newsbomb
Tensionet mes Albës dhe Ganiut arrijnë kulmin: Pis mashkull! Mos
Alba Pollozhani dhe Gani Gërmia

Në reality show-n “Ferma VIP”, tensionet mes konkurrentëve vijojnë të rriten, dhe marrëdhënia mes Albës dhe Ganiut duket se është përkeqësuar ndjeshëm.

Përplasja mes tyre nisi disa ditë më parë, kur Ganiu iu afrua Albës në shtrat teksa ajo po pushonte, veprim që u pa si i papërshtatshëm nga ana e saj.

Së fundmi, një tjetër debat ka shpërthyer mes dy konkurrentëve. Sipas Albës, gjatë kalimit në një hapësirë të ngushtë, Ganiu është ngjitur pas trupit të saj. E tensionur nga situata, Alba ka reaguar menjëherë duke e kapur Ganiun për krahu dhe duke i kërkuar që të mos përsërisë më sjellje të tilla.

Debati ka vazhduar dhe më tej në ofendime, ku Alba, në një moment të tensionuar, i është drejtuar Ganiut me fjalët: “Kur e sheh që s’ka hapësirë, mos kalo nga pas meje e mos më ngjitu pas trupit, pis mashkull, mashkull i dobët.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese