
Ndonëse nuk ka mbushur ende një javë që është pjesë e Big Brother Vip Albania, Gjesti ka arritur që të bëhet kryefjala jashtë dhe brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”.
Ai u prit me “këmbët e para” nga banorët në shtëpi e si duket e njëjta situatë është duke vijuar.
Së fundmi, këngëtari ka pasur një përplasje të ashpër me Jozin dhe G Banin. Gjatë një momenti të tensionuar, G Bani i ka cekur Gjestit familjarët e tij, duke e ofenduar e duke i përmendur emrat e nënës dhe motrës së tij.
Si kundërpërgjigje këngëtari ka vijuar të ruajë qetësinë, ndërkohë pjesë e këtij debati është bërë edhe Jozi. Ky i fundit i kas dalë në mbrojtje G Banit, madje në një moment i ka hedhur dhe ujë mbi kokë Gjestit.
Ky veprim i G Banit dhe Jozit është konsideruar nga ndjekësit si bullizim dhe kërcënim, për këtë arsye kanë kërkuar dhe një reagim të menjëhershëm nga produksioni.
Se çfarë do të ndodhë pritet ta shohim në vijim.