Hapësire reklamuese


Showbiz & Lifestyle

Tensione në “Post BBV”, Rozana akuzon Nedën: Ke kërkuar ndihmën e banorëve për të më rënë mua

Shkruar nga Newsbomb
Tensione në “Post BBV”, Rozana akuzon Nedën: Ke
Rozana Radi dhe Neda Balluku

Përplasje të forta kanë shoqëruar puntatën e “Post Big Brother”, me ish-banorët të cilët kërkojnë të sqarojnë situatat dhe të vënë pikat mbi ‘i’ për herë të fundit.

Një parplasje fortë ishte ajo mes Rozana Radit dhe Neda Ballukut, ku këngëtarja hodhi akuza të rënda ndaj opinionistes.

Rozana akuzoi Nedën duke thënë se kjo e fundit ka kërkuar ndihmën e ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania” për ta ulur atë në emisionin “Post Big Brother”.

“Ke kërkuar ndihmën e banorëve për të më rënë mua në Post Big Brother,” është shprehur Rozana.

Tensionet mes tyre kanë vazhduar në rritje me tone ofenduese dhe ironie. Teksa momente të tilla kanë shkaktuar reagime në rrjet dhe kanë vënë në dyshim aleancat mes banorëve dhe jo vetëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese