
Në prag të Shën Valentinit, banorët e “Big Brother VIP Albania” u ftuan të shkruanin letra personale për personoin e zemrës ose një ish-partner.
Egli zgjodhi t’i dedikonte një letër emocionuese Gjestit, ku shprehu ndjenjat dhe vështirësitë që ka përjetuar brenda shtëpisë. Gjatë leximit të letrës, Gjesti mbeti i habitur nga fjalët e saj ndërsa Egli u përlot.
Në letër, Egli shkruante:
“Po e nis duke të të thënë se përball ke një vajzë e cila të ka dashuruar dhe po ka dashuruar fort, por e kaluara tani ka një të tashme dhe unë jam mjaftueshme e pjekur për të mos shkruar për të sot.
Dua të nis këtë letër duke dashur të di që ti je mirë, është mbase hera e parë që e kam të vështirë të hedh në letër disa vargje të ndjera sepse jam duke udhëtuar në një ‘roller coaster’ brenda vetes time.
Nuk di të them me siguri se çfarë e bën një dashuri më të madhe se një tjetër apo nëse zemra ka një njësi matëse por di të them se vështirësia që ndjej për të jetuar së fundmi është më e ngrohtë se çdo emocion tjetër aktualisht. Mbase kjo letër erdhi në momentin sa më delikat edhe më të duhur në nevojën e një bisede të munguar.
Unë erdha këtu ku jam sot, përballë teje si një vajzë stoike në rrugën e zemrës. Por harrova se kisha nisur një luftë me veten.
Ti më ndryshove rrjedhën dhe unë gjithnjë do të jem mirënjohëse që në një vend të humbur me helm e pickime më zgjodhe mua për të qeshur, qarë, besuar dhe përqafuar njëri tjetrin me sinqeritetin e një fëmije”
Nga ana tjetër, Gjesti shkroi një letër për ish-partneren e tij, Diellzën, me të cilën ka qenë në një lidhje pesëvjecare. Ai nuk pranoi të lexonte letrën, duke shprehur se kishte vështirësi për ta lexuar dhe u largua nga banorët e tjerë.