Aktori Jul Deda, ish-finalisti i dytë i Big Brother Vip 3 vazhdon të jetë një nga konkurrentet më të komentuar edhe pas përfundimit të këtij edicioni të tretë. Gjatë mbrëmjes së finales së madhe, si dhe në çdo intervistë Jul Deda nuk e ka fshehur se mendon se ishte ai që e fitoi BBVA me votat e publikut dhe jo Egla Ceno.
Juli shesh ka thënë se Eglën e favorizoi në lojë rikthimi pas skualifikimit me zarf të zi duke vënë në dyshim transparencën e Vëllait të Madh.
Sipas aktorit, Egla ka qenë një lojtare e fortë dhe e ka merituar fitoren megjithatë nuk ka qenë “100 % vendimi i publikut”. Sot Deda ka vendosur t’u përgjigjet disa komenteve që ka marrë në mesazhe nga ndjeksit me profile fallco të “E” dhe “R” të cilët shprehen “Të vjen inat që nuk more 100 mijë euro”, (E dhe R u referohet Eglës dhe Romeos).
Aktori u përgjigjet se në thelb për të më shumë sesa 100 mijë eurot më shumë vlerë ka dashuria e publikut. (E dhe R u referohet Eglës dhe Romeos).