Një ngjarje e rëndë tronditi pak ditë më parë Kosovën e Shqipërinë ku në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një 27-vjeçare shqiptare ekzekutoi me 5 plumba bashkëshortin e saj dhe më pas vrau dhe veten.
E gjithë ngjarja makabër ndodhi mesditën e së mërkurës në apartamentin luksoz të çiftit, buzë oqeanit në Beach Club II Hallandale në Hallandale Beach, në veri të Miamit.
Sabrina Krasniqi (Dzaferoviç) qëlloi me pesë plumba bashkëshortin e saj, Pajtim Krasniqin dhe më pas qëlloi dhe veten.
E teksa e gjithë kjo ngjarje vijon të jetë e mbushur me mister, ka qenë ish-banori i Big Brother Vip Kosova, Andi Artani i cili ka zbuluar se Pajtimin e kishte mik të mirë dhe se “tradhtia” ka qenë shkaku i kësaj tragjedie.
Pëpros faktit se sa djalë i mirë, besnik e i dashur ka qenë Pajtimi, Andi ka bërë me dije se ka qenë Sabrina ajo e cila e ka tradhtuar mikun e tij.
Kjo tradhti ishte zbuluar së fundmi nga vetë Pajtimi i cili i kishte kërkuar divorcin, mirëpo 27-vjeçarja nuk kishte pranuar dhe për këtë arsye ndërmori aktin tragjik duke e vrarë me 5 plumba partnerin e saj dhe më pas dhe veten.
“Gruaja e tij Sabrina Krasniqi(Dzaferovic) ka qenë duke e tradhëtuar Pajtimin. Në momentin që Pajtimi ka marrë vesh, Pajtimi me një qetësi ja ka theksu që don shkurorëzim dhe që ka me lajmëru babain e saj që don mu nda. Sabrines nuk ja ka përceptu truri ky fakt dhe na e morri shokun, familjarin, vëllaun tonë nga jeta duke i fut 5 plumba ne trup dhe pastaj vazhdoj me aktin më egoistik, ku i morri jetën dhe vetes”, shkruan Andi Artani ndër të tjerea.
Postimi i plotë:
Pajtim Krasniqi
Po e filloj njëherë duke thënë që sa me fat kam qenë që t’kom pas pjesë të jetës more Pajtim Krasniqi. Ke qenë për me u marr shembull, djalë i respektushem, besnik, i diciplinuar, i dashtun dhe mbi të gjitha besimtar jashtëzakonisht i madh në Zot. Oh kemi aq shumë histori dhe kujtime bre Pajtim burri.
Fjalët janë pak me përshkru dhimbjen dhe vuajtjen që jemi tu e përjetu pa prezencën tënde këtu me ne. Na ke këput shpirtin me këtë tragjedi, që nuk e meriton armiku me i madh e le mo ti që ke qenë shembull bre, që nuk i ke hi ne hak askujt bre asnjëhere.
Për hirë të se vërtetës po ua sqaroj njëherë dhe mirë se cka ka ndodh me vllaun tonë.
Gruaja e tij Sabrina Krasniqi(Dzaferovic) ka qenë duke e tradhëtuar Pajtimin. Në momentin që Pajtimi ka marrë vesh, Pajtimi me një qetësi ja ka theksu që don shkurorëzim dhe që ka me lajmëru babain e saj që don mu nda. Sabrines nuk ja ka përceptu truri ky fakt dhe na e morri shokun, familjarin, vëllaun tonë nga jeta duke i fut 5 plumba ne trup dhe pastaj vazhdoj me aktin më egoistik, ku i morri jetën dhe vetes.
Zoti jam i bindur që të ka shpërbly me Xhehnetë.
Unë, Andi Artani do të kujtoj cdo ditë me mall dhe do mundohem mungesen tënde këtu me ne ta kthej ne forcë, e ti kujtoj me një buzëqeshje e hare kujtimet me ty, sepse janë me pa dyshim ndër momentet ma të mira të jetës që kemi kalu.
Të don shumë VËLLAU YT.