Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Taylor Swift miliardere, renditet në listën e më të pasurve në botë

Shkruar nga Newsbomb
Taylor Swift miliardere, renditet në listën e më të pasurve
Taylor Swift

Këngëtarja me famë botërore  Taylor Swift i është bashkuar listës së më të pasurve në botë.

Ylli amerikan i popit hyri për herë të parë në listën e miliarderëve të Forbes në botë me 1.1 miliardë dollarë (877 milion £), së bashku me Sam Altman, krijuesin e chatbotit të AI ChatGPT me 1 miliard dollarë (800 milion £).

Forbes vlerësoi se ajo kishte fituar 500 milionë dollarë nga honoraret dhe turnetë e saj dhe 500 milionë dollarë të tjerë nga katalogu i saj muzikor. Arritja më e madhe është se ajo është në mesin e atyre të paktëve që e kanë arritur këtë status vetëm nëpërmjet muzikës dhe performancave.

Kur bëhet fjalë për 10 njerëzit më të pasur në planet, tetë të listuar ishin nga SHBA - gjashtë prej të cilëve kishin fituar para në industritë e teknologjisë.

I pari në listën e më të pasurve u rendit Bernard Arnault dhe familja e tij. I Dyti u rendit Musk pronari i Tesla dhe X, dikur Tëitter, me një vlerë neto të vlerësuar prej 195 miliardë dollarësh (155 miliardë paund). Në vendin e tretë renditet pronari i Amazon, Jeff Bezos.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese